Ministri i Transportit z. Fatmir Limaj, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe ministri i Bujqësisë z. Idriz Vehapi, vizituan punimet të shumë projekteve si rrugë, shkolla etj.., qe po realizohen në komunën e Prizrenit.

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, falënderoi Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e shumë projekteve me interes për qytetarët, si në infrastrukturë rrugore, atë shkollore dhe shumë projekte tjera.

Gjatë kësaj vizitë ministrat e qeverisë së Kosovës të shoqëruar nga kryetari i komunës me bashkëpunëtor të tjerë dhe shumë qytetar, bënë përurimin e asfaltimit të rrugës qe lidhë fshatin Capar me magjistralen Prizren – Prishtinë.

Qytetarët e fshatit Capar të entuziazmuar me përmirësimin e kushteve për jetesë, në  fshatin e tyre shprehnin falënderime të mëdha për komunën e Prizrenit dhe qeverinë e Kosovës.

Pas përurimit të rrugës në Capar eskorta e qeverisë së Kosovës inspektoi punimet e shtruarjes me asfalt të të gjitha rrugëve qe po ndërtohen në lagjen “Dardania”, vlera e të cilave kalon shifrën 2.000.000 euro.

Po këtë ditë ministrat vizituan punimet edhe në dy shkolla qe po ndërtohen në qytetin e Prizrenit.

Ministri i arsimit z. Enver Hoxhaj, theksoi se qeveria e Kosovës, prioritet ka zhvillimin e arsimit dhe nivelizimin e tij me shtetet më të përparuara në Evropë.

Prapa

Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Universiteti Publik i Prizrenit këtë vit do të regjistrojë 1200 studentë të rregullt, në gjashtë drejtime akademike.

Kryetari i komunës, prof.dr Ramadan Muja, priti në vizitë pune te dy ministrat e arsimit nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.

Asfaltimi i rrugëve të fshatit prioritet i komunës së Prizrenit dhe institucionëve qendrore qeverisëse.

Ministri i Transportit dhe Postë- telekomunikacionit z. Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja, bënë përurimin e rrugës së

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina