Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, qendroi për një vizitë zyrtare në komunën e Prizrenit.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, e njoftoi kryeministrin me të arriturat e komunës në sektor të ndryshëm me interes për qytetarët e komunës sonë.
Pas takimit me kryetarin e komunës dhe stafin tjeter politik, kryeministri iu drejtua gazetarëve në një press konferencë. 75 km.
Rrugë të asfaltuara në qytet dhe fshatra janë realizuar deri tani nga qeverisja e PDK-së në komunën e Prizrenit. 15 km. Kanalizim, 15 km.
8 ambulanca janë ndërtuar, 7 shkolla dhe shumë projekte tjera qe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarit në komunën e Prizrenit theksoi kryeministri z. Hashim Thaçi para gazetarëve.
Kryetari i komunës, falënderoi kryeministrin Thaçi për vizitën e bërë dhe premtoi se edhe në vijim prioritet në politikat publike të komunës sonë do të jetë mirëqenia e qytetarëve dhe me projekte kapitale qe do te realizojmë, do të përmirësojmë cilësisht jetesën e qytetarëve tanë.




