Komuna e Prizrenit shtroi darkë për të gjithë mësimdhënësit me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2008/2009.
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, theksoi se gjatë mandatit qeverisës për arsimtarët, do të ketë rritje të pagave.
Prioritet i Qeverisë së Kosovës është arsimi dhe zhvillimi i tij. Ne jemi duke u angazhuar shumë që nxënësi dhe studenti ynë të jetë konkurrent i denjë në tregun e dijës në Evropë dhe për këtë jemi duke investuar në krijimin e kushteve sa më të mira për punë, si në zgjerimin e infrastrukturës shkollore, pajisjen e shkollave me kabinete përkatëse etj..., theksoi ministri i arsimit z. Enver Hoxhaj.
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, falënderoi të gjithë mësimdhënësit e komunës së Prizrenit por punën dhe përkushtimin e treguar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja dhe përshëndeti të gjithë arsimtarët e komunës sonë dorë me dorë me dëshirën e mirë qe së bashku të bashkëbisedojë për preokupimet dhe kërkesat e tyre.
Në këtë darkë të organizuar nga komuna, morën pjesë rreth 2.300 mësimdhënës.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, komplimenti punën e mësimdhënësve Prizrenas dhe vlerësoi lartë angazhimet e tyre në ngritjen e cilësisë së mësimdhënjës në të gjitha shkollat e komunës sonë.
Kryetari Muja, në këtë takim premtoi se nga shtatori i këtij viti shkollat në komunën e Prizrenit do të punojnë vetëm në dy ndërrime, ngase të përkrahur edhe nga ministria e arsimit në komunën e Prizrenit do të ndërtohen edhe 3 shkolla të reja.

