Përgjegjësitë e pushtetit komunal
3.1 Çdo komunë brenda territorit të vet dhe brenda ligjeve ekzistuese që rregullojnë secilën veprimtari është përgjegjëse për aktivitetet vijuese:
(a) Ofrimin e kushteve themelore lokale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik;
(b) Planifikimin urban dhe të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës;
(c) Lëshimin e lejeve për ndërtim dhe zhvillime të tjera;
(d) Mrojtjen lokale të ambientit;
(e) Zbatimin e rregullave të ndërtimit dhe kontrollimin e standardeve të ndërtimit;
(f) Ofrimin e shërbimeve publike lokale dhe të infrastrukturës duke përfshirë furnizimin me ujë,ujësjellësin dhe kanalizimin, përpunimin e ujrave të zeza, mirëmbajtjen e rrugëve lokale,transportin lokal dhe planet për ngrohtoret lokale;
(g) Shërbimet publike duke përfshirë shërbimin e zjarrfikësve dhe të emergjencës;
