Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, priti në zyrën e tij, përfaqësuesit e dalluar gjatë vitit 2009 në lëmin e sportit dhe të kulturës në Prizren.

Të cilësuarit nga komuna si më të mirët në sport dhe kulturë, falënderuan kryetarin Muja, për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen materiale dhe logjistik për zhvillimin e këtyre dy lëmive me interes ë veçantë për shoqërinë.

Kryetari z. Ramadan Muja, përshëndeti angazhimet e të laureuarve në këto lëmi dhe premtoi se edhe gjatë vitit 2010, komuna e Prizrenit do të jetë në mbështetje të plotë të aktiviteteve dhe projekteve me interes për qytetarin e komunës sonë.

Aktivitetet sportive, kulturore, botimet dhe evenimentet tjera qe do të zhvillohen në komunën e Prizrenit dhe qe ndikojnë në ngritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë sonë do të gëzojnë përkrahje dhe mbështetje materiale.

Sporti dhe kultura janë ambasadorë dhe komunikuesit më të mirë në mes të popujve të ndryshëm dhe janë sovranët më të mirë për shtrirjen e urave të bashkëpunimeve të reja.

Prof.dr Yll Zajmi në emër të laureuarve përshëndeti kryetarin Muja dhe theksoi se edhe në të ardhmen së bashku me të tjerët do të mundohemi qe Prizrenin ta lartësojmë me projekte dhe aktivitete të cilat do të ndikonin në formësimin sa me të mirë të shoqërisë sonë.
 

Prapa

Lajmet e fundit

URIME FITËR BAJRAMI

Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Prof.dr.Ramadan Muja.

Ministri Punës dhe Mirëqenies Socilae z. Nenad Rashiq dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksuan se më projekte të përbashkëta do të angazhohen në zbutjen e papunësisë.

Fasadimi i objekteve me banim kolektiv është projekti qe po realizohet në qytetin e Prizrenit, nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina > Lajmet