Delegacione të shumta të qytetarëve sot uruan rizgjedhjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja për mandatin politik katërvjeçar në krye të komunës së Prizrenit.
Qytetarët ne grupe të ndryshme po urojnë fitoren e kryetarit Muja dhe po shprehin entuziazëm qe qeverisja e shkëlqyer dy vjeçare do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme në realizimin edhe të shumë projekteve me interes për qytetarët e komunës së Prizrenit.
Kryetari prof.dr. Ramadan Muja, zotohet se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës dhe do te jetë konsekuent në realizimin e të gjitha projekteve të deklamuara gjatë fushatës elektorale.
Kryetari Muja, urime ka pranuar edhe nga institucionet e ndryshme të Kosovës, Qeveria, Presidenca, Kuvendi dhe shumë kryetar të komunave të Kosovës.
Avancimi i politikave publike në komunën tonë do të jetë imperativ gjatë këtij mandati politik katërvjeçar dhe reformimi i vazhdueshëm i shërbimeve për qytetaret e Prizrenit do të jenë obligime administrative për të gjithë shërbyesit komunal.
Kryetari i komunës z. Ramadan Muja, falënderon të gjithë qytetarët për përkrahjen dhe mbështetjen e treguar gjatë fushatës zgjedhore e sidomos të dielën në ditën e votimeve, ku u tregua një nivel shumë i lartë i demokracisë qytetare dhe politike.

