Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, në cilësinë e kryetarit të bordit të Agjencisë Rajonale për Zhvillim Jug, mbajti mbledhjen e parë për këtë vit.
Kryetaret e komunave të rajonit të Prizrenit u shprehën të gatshëm qe të hartojnë dhe aplikojnë me projekte në agjencinë rajonale për zhvillim.
Projektet prioritare do të jenë përmirësimi i infrastrukturës, turizmi kulturor dhe projektet me karakter nder komunal.
Në këtë takim u raportua edhe për aktivitetet e zyrës rajonale në Prizren gjatë tre muajve të fundit.
