Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja bëri betimin për mandatin katërvjeçar në krye të komunës së Prizrenit, ndërsa kryesues i kuvendit u zgjodh z. Njazi Kryeziu.

Komuna e Prizrenit mbajti seancën inauguruese të kuvendit komunal, të gjithë kuvendarët 41, ishin të pranishëm dhe dhanë betimin se do të jenë konsekuent në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve të punës së kuvendit.Pas betimit të kuvendarëve betimin e bëri edhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja.


Seanca inauguruese u kryesua nga përfaqësuesi më i vjetër i këshilltarëve të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e lira lokale me 15 nëntor 2009, z. Cenë Fanaj.


Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, pas dhënjës së betimit mbajti një fjalë rasti dhe përshëndeti të gjithë kuvendarët për punë të suksesshme gjatë këtij mandate politik katërvjeçar.


Unë si kryetar i komunës zotohem sot para jush se do të jem në lartësinë e përgjegjësive të mija politike dhe ligjore me qeverisjen e komunës. Po ashtu kërkoj nga ju kuvendar të nderuar qe të jeni sa më të përgjegjshëm në zbatimin e obligimeve tuaj ligjore e politike dhe të reflektoni gatishmëri për të kooperuar dhe bashkëpunuar në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës sonë.
Në pikën e tretë të rendit të punës u votua për kryesues të kuvendit të komunës. 


Partia demokratike e Kosovës propozoi z. Njazi Kryeziun për kryesues, ndërsa partitë opozitare propozuan z. Lulzim Kabashin për kryesues.
Kuvendaret përmes votës së fshehtë zgjodhën z. Njazi Kryeziun për kryesues të kuvendit komunal me 22 vota pro, ndërsa z. Lulzim Kabashi mori gjithsej 19.

Prapa

Lajmet e fundit

URIME FITËR BAJRAMI

Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Prof.dr.Ramadan Muja.

Ministri Punës dhe Mirëqenies Socilae z. Nenad Rashiq dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksuan se më projekte të përbashkëta do të angazhohen në zbutjen e papunësisë.

Fasadimi i objekteve me banim kolektiv është projekti qe po realizohet në qytetin e Prizrenit, nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina > Lajmet