KOMUNIKATË
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, priti në vizitë zyrtare sekretarin e përgjithshëm të Universitetit Publik të Prizrenit z. Adem Sallauka.
Në këtë takim kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, u interesua për arritjet e deri tanishme të Universitetit të Prizrenit dhe përgatitjet qe po behën për regjistrimin e studentëve të parë në këtë Universitet gjatë këtij viti akademik.
Z. Adem Sallauka, sekretar i përgjithshëm i Universitetit të Prizrenit e njoftoi kryetarin Muja, me vendimin e Qeverisë së Kosovë, për emërimin e tij në këtë detyrë dhe theksoi se së bashku me ministrinë e arsimit janë duke u angazhuar në funksionalizimin e administratës së Universitetit dhe përgatitjen e objekteve ku do të zhvillohet procesi edukativ, mësimor.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksoi se të gjitha obligimet ligjore qe ka komuna për fillimin e punës së Universitetit të Prizrenit, do të jenë prioritet i politikave publike në komunë dhe do ti përmbushim të gjitha kërkesat e Universitetit për mirë fillimin e punë së këtij institucioni me rëndësi të veçantë për qytetarët e komunës sonë.
Në këtë takim sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prizrenit z. Adem Sallauka, uroj kryetarin Muja për rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të komunës duke i dëshiruar suksese dhe arritje të reja gjatë këtij mandate politik.
Po ashtu edhe kryetari i komunës prof. dr. Ramadan Muja uroi zgjedhjen e z. Adem Sallauka, në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Universitetit Publik të Prizrenit.
Universiteti Publik i Prizrenit këtë vit do të regjistrojë 5000 studentet e parë, në drejtime të ndryshme akademike.
