Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës u shënua me një serë aktivitetesh kulturore, sportive dhe argëtuese.

Për nderë të kësaj feste kuvendi i komunës mbajti një seancë solemne dhe një akademi solemne.

Fjala e kryetarit të komunës mbajtur në akademinë solemne për nderë të dy vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

Asnjëherë deri më 17 shkurt 2008 nuk kam qenë ashtu i emocionuar dhe i lumtur, asnjëherë nuk kam qenë tërësisht përjetues i pasionuar i çasteve që përcillnin orët, ditët, javët e muajt, si gjatë atyre ditëve të fundit në prag të shpalljes së PAVARËSISË.
Ishte krejtësisht e natyrshme dhe njerëzore që të gjithë atëherë përjetonim këtë ndjenjë të përcjellur me kureshtje për për rrjedhën e momenteve më të rëndësishme që po kalonte Kosova.

Besoj se kështu është ndjerë çdo qytetar i Kosovës, por pa u përkulur kemi punuar në ndërtimin e përditshëm të shtetit të Kosovës.

Kjo është ditë e të gjithëve, sepse të gjithë ne kemi punuar për zhvillimin e shtetit tonë të ri. Tani këtë shtet të ri, e kanë njohur 66 shtete dhe vazhdojnë ta njohin edhe të tjera.

Republika e Kosovës është bërë, anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Po punojmë dhe do të punojmë për anëtarësim të shtetit të Kosovës në OKB, në NATO, në BE.
Dhe ja ku jemi sot ...

Jemi në ceremoninë solemne të manifestimit të dyvjetorit e shpalljes së Pavarësisë.
Është kjo ditë që në vete përmbledh përpjekjet tona shekullore.

Para nesh vazhdon rruga e legjitimimit të shtetit tonë përkrah vlerave civilizuese evropiane dhe botërore.

Shteti ynë i ri, denjësisht përfaqësohet në disa shtete me ambasadorë të akredituar. Numri i ambasadave tona në shtete më të rëndësishme po shtohet. Organet tona shtetërore po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për lidhje dhe zhvillim të marrëdhënieve të gjithanshme ekonomike, politike kulturore, shkencore, sportive etj.

Sot e dy vite më parë në këtë ditë historike për Kosovën, Ballkanin dhe Evropën, institucionet e Kosovës e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe kërkuan dhe kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare edhe më tutje të njihet shteti i Kosovës. Me veprimet tona, ne kemi hapur shtigje për t’u futur si Kosovë korridoreve të gjata të proceseve drejt synimit final për të qenë më tutje pjesë e barabartë e Evropës së bashkuar.
Perspektiva që është hapur sot për Kosovën, kërkon përkushtim të vazhdueshëm të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.

Unë besoj në vlerat tona të përbashkëta, në vizionin që së bashku e ndërtuam me qëllimet më të mira, që askush në qytetin tonë të mos ndjehet i përjashtuar nga procesi i ndërtimit dhe jetësimit të shteti sovran e të pavarur të Kosovës.
Për të arritur deri këtu, prapa nesh kemi lënë një traditë të çmuar të harmonisë etnike, kulturore, fetare e qytetare në qytetin tonë.

Për këto vlera të përbashkëta me të cilat ndërtuam këtë emër dhe lavdi për qytetin tonë, jemi krenar gjithmonë.

Le të jenë këto vlerat tona qytetare bazë e shëndoshë e sukseseve drejt udhës sonë për njohje të mëtutjeshme të shtetit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.
Kështu, duke kultivuar dhe institucionalizuar këto vlera, to të trazojmë edhe më tutje rrugën tonë drejt integrimit në familjen evropiane.

Të nderuar të pranishëm,

Duke dashur t’ju përshëndes juve që jeni këtu të pranishëm qytetarët që po festojnë dy vjetorin e pavarësisë gjithandej komunës dhe Kosovës, pa i harrua në asnjë çast  gjithë ata që ranë për Kosovën, do t’i uroj dhe t’i përshëndes, ata që sot janë duke kryer detyrat e veta që këtë festë të kremtojmë në mënyrë sa më dinjitoze, Policinë e Kosovë, Forcën e Sigurisë, KFOR-in, punëtorët e Komunës, shoqërinë civile, mediet, punëtorët e shërbimit shëndetësor.

Me fat, shëndet e lumturi në jetë !

Edhe njëherë: Urime Pavarësia !
Ju faleminderit !

Prapa

Lajmet e fundit

URIME FITËR BAJRAMI

Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Prof.dr.Ramadan Muja.

Ministri Punës dhe Mirëqenies Socilae z. Nenad Rashiq dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksuan se më projekte të përbashkëta do të angazhohen në zbutjen e papunësisë.

Fasadimi i objekteve me banim kolektiv është projekti qe po realizohet në qytetin e Prizrenit, nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina > Lajmet