Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall Konkurs për dhënien në organizim dhe menaxhim ZAMBAKU I PRIZRENIT - 2010
Ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për organizimin dhe menaxhimin e Festivalit të këngës së vjetër qytetare ZAMBAKU I PRIZRENIT-2010
Të interesuarit duhet të prezantojnë:
Certifikatën e regjistrimit të OJQ ose të biznesit,
Projektin ideor për realizimin teknik dhe artistik të Festivalit
- Përparësi do të kenë ata që prezantojnë referenca për përvojën e organizimit live të manifestimeve të këtilla.
- Me kontratë të veçantë do të saktësohen obligimet kontraktuale në mes të Komunës së Prizrenit dhe fituesit të konkursit për organizim dhe menaxhim të Festivalit të sivjetshëm.
Kërkesa me shkrim së bashku me dokumentet e sipërshënuara duhet të dërgohen përmes sportelit nr. 16 të KK (me shenjën ZAMBAKU - 2010- organizimi dhe menaxhimi), për Drejtorinë e KRS, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së konkursit.
Komisioni për konkurs
