Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, priti në vizitë zyrtare Z. Bjorn von Sydow dhe përfaqësues tjerë të këshillit evropian.
Komuna e Prizrenit është duke implimentuar të gjitha obligimet ligjore dhe politike në integrimin e të gjitha etnive qe jetojnë në komunën e Prizrenit .
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të partive tjera politike qe veprojnë në komunën tonë.
Z. Bjorn von Sydoë, Kryesues i Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe Raportues mbi situatën politike në Kosovë, do të arrijë për një mision fakt-mbledhës nga 21-26 shkurt 2010.
Pas këtij misioni, z. Sydow do ta hartojë një raport mbi gjendjen aktuale politike në Kosovë.
Z. Sydow shoqërohej nga znj. Sonia Sirtori, Sekretare e Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. Ann-Sofi Lindenbaum, Këshilltare, Parlamenti Suedez, znj. Nathalie Bargellini, Zyrtare për Media e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Prizreni por edhe e terë Kosova janë duke bërë punë të mirë në sundimin e ligjit, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e jetës politike parlamentare.


