Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan muja, priti në vizitë zv. Ministrin e FSK-së z. Bexhet Brajshori dhe përfaqësues të NATO-s qe veprojnë në Kosovë.
Apelojmë të të gjithë qytetarët e të gjitha etniteteve qe jetojnë në komunën e Prizrenit qe të aplikojnë për të qenë anëtar I FSK-së.
Ky është raundi i dytë i mundësive për të aplikuar për të qenë anëtar i FSK-së dhe sigurish se do të ketë edhe raunde tjera për rekrutim në vitin tjetër theksoi zv. Ministri Brajshori.
Kryetari Muja theksoi se është informuar me rrjedhat e rekrutimeve në FSK-ë dhe konsideroi se të jesh pjesëtar i FSK-së është nderë i madh për të gjithë të rinjtë të cilët kanë cilësitë qe kërkon ky institucion.
Takimi u organizua me rastin e kampanjës së rekrutimeve në komunën e Prizrenit.

