Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, uroi të gjithë mësimdhënësit e komunës së Prizrenit me rastin e festës së tyre 7 Marsi dhe të gjitha nënat me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas.
Arsimi dhe gruaja janë dy shtylla vitale të të gjitha shoqërive botërore, andaj me respekt të veçantë përshëndes rolin e tyre në politikën dhe shoqërinë tonë.
Për nderë të festave 7 dhe 8 mars, komuna e Prizrenit ka organizuar takime të përbashkëta me këto dy kategori të respektuara të shoqërisë dhe ka shtruar darkë festive, në shenjë nderimi dhe përkrahje për punën dhe rolin e tyre në shoqërinë tonë.


