Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja në mbledhjen e rregullt me drejtoritë komunale mori një serë vendimesh me interes për qytetarët e komunës sonë.

Infrastruktura, shëndetësia, bujqësia dhe sektor të tjerë paraqitën kërkesat e tyre për aprovim nga ana e kryetarit të komunës.
Projektet e miratuara në këtë mbledhje janë :

Shpalljes së tenderit për ndërtimin e QMF-së në lagjen “Bajram Curri”, lejimi i shpalljes së tenderit për ndërtimin e AMF-së në fshatin Poslisht, lejimi i shpalljes së tenderit për ndërtimin e AMF-së në fshatin Pllanjan;

Lejimi i shpalljes së tenderit për pajisje laboratorike, pajisje stomatologjike, furnizim me aparat rëntgeni stomatologjik-ortopan, furnizim me një aparat rëntgeni, lejimin e shpalljes së tenderit për blerje të një aparati ultrazë për Gjinekologji, një aparati të EKG-së;

Në këtë mbledhje u aprovua edhe realizimi i projektit “Vizitat sistematike në të gjitha shkollat e arsimit fillor – të mesëm të ulët  të Komunës së Prizrenit”;
Lejimi i shpalljes së tenderit për ndërtimin e “Art Qendrës”-faza e dytë, lejimi i shpalljes së tenderit për renovimin e objektit të Qendrës Rinore në lagjen Ortakoll, mbështetje financiare për realizimin e projektit “Fuqizimi i grupeve formale dhe jo formale”;

Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor iu lejua të shpallë tender për hartimin e projektit që ka të bëjë me restaurimin e objektit-shtëpi muze të Murat Spahiut, si dhe hapjen e tenderit për restaurimin e këtij objekti sipas projektit të hartuar.
Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit iu lejua të shpallë tender për ndërtimin e tre nënstacioneve për ShZSh-në;

Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural iu lejua: Miratimi i propozimit të komisionit komunal për përcaktimin e zonave për eksploatimin e inerteve në territorin e Komunës së Prizrenit, shpalljes së tenderit për vaksinimin e qenve kundër tërbimit-Rabiesit, shpalljes së tenderit për riparimin e kanalit të ujitjes për tokat bujqësore në fshatin Lubizhdë, shpalljes së tenderit për ndërtimin e pendës për ujitje në fshatin Smaq, shpalljes së tenderit për ndërtimin e kanalit të ujitjes për tokat bujqësore në fshatin Sërbicë e Ulët dhe shpalljes së tenderit për përkrahje të bletarëve me mjete mbrojtëse;

Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës iu aprovua shpallja e tenderit për renovimin e nyejve sanitare në ShFMU “Izvor” në Lubinje të Epërme;
Në këtë takim kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja aprovoi edhe përkrahje financiare për Shoqatën e të Verbërve për realizimin e projektit “Mësojmë kuzhinën”.
 

Prapa

Lajmet e fundit

URIME FITËR BAJRAMI

Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Prof.dr.Ramadan Muja.

Ministri Punës dhe Mirëqenies Socilae z. Nenad Rashiq dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksuan se më projekte të përbashkëta do të angazhohen në zbutjen e papunësisë.

Fasadimi i objekteve me banim kolektiv është projekti qe po realizohet në qytetin e Prizrenit, nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina > Lajmet