Universiteti Publik i Prizrenit këtë vit do të regjistrojë 1200 studentë të rregullt, në gjashtë drejtime akademike.
Kryetari i komunës, prof.dr Ramadan Muja, priti në vizitë pune te dy ministrat e arsimit nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.
Z. Enver Hoxhaj ministër, theksoi se Universiteti i Prizrenit, do të jetë shembull në rajon për nga programet e studimeve dhe cilësia e tyre. Studentët në këtë universitet, do të kenë mundësinë qe të njihen më praktikat më të avancuara të studimit dhe hulumtimeve shkencore.
UPPZ, së shpejti mund të hapë edhe module tjera për studim siq është, dizajni grafik apo, dizajni industrial dhe arkitektura.
z. Myqerem Tafai, ministër i arsimit në Republikën e Shqipërisë, vlerësoi punën e ministrit Hoxhaj dhe premtoi se universitetet e Shqipërisë do të mbështesin UPPZ-në me profesorat dhe nevoja tjera qe do të paraqitën, më të vetmin qëllim qe në këtë universitet të ofrohet sa më shumë cilësi në studime.
Kryetari I komunës, prof.dr. Ramadan Muja, falënderoi të dy ministrat për vizitën e bërë dhe gatishmërinë e treguar për fillimin e mbarë të UPPZ-së dhe kërkoi qe në kuadër të UPPZ-së të jetë edhe fakulteti i edukimit.
