Historia

Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullësi e pastër ilire, Dardanët.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455)
Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.
 

Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Universiteti Publik i Prizrenit këtë vit do të regjistrojë 1200 studentë të rregullt, në gjashtë drejtime akademike.

Kryetari i komunës, prof.dr Ramadan Muja, priti në vizitë pune te dy ministrat e arsimit nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.

Asfaltimi i rrugëve të fshatit prioritet i komunës së Prizrenit dhe institucionëve qendrore qeverisëse.

Ministri i Transportit dhe Postë- telekomunikacionit z. Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja, bënë përurimin e rrugës së

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina > Historia