Sporti
Sporti është traditë që kultivohet me të madhe në Prizren...
Të rinjtë Prizrenas janë dashamirë të mëdhenj të këtij lëmi.
Momentalisht në mënyrë aktive me sport në Prizren mirren rreth 3000 Sportistë, të cilët janë të organizuar në rreth 50 klube dhe shoqata të ndryshme sportive, dhe të cilët me shum sukses garojnë në Ligat përkatëse të Kosovës.
Padyshim renditjes prioritare të klubeve sportive i prinë klubi i futbollit Liria dhe klubi i basketbollit Bashkimi.
Në shumicën e klubeve sportive veprojnë shkollat Sportive siç janë: Shkollat e futbollit, të basketbollit, Volejbollit, Tenis si dhe shkollat e Sporteve luftarake të cilat aktivitetin e vet e zhvillojnë në Qendrën Sportive e cila disponon me fushën e hapur dhe me sallën e mbyllur, në Stadiumin kryesor të qytetit Përparim Thaqi me dy fushat ndihmëse, dhe 8 Salla të edukatës fizike në kuadër të shkollave fillore dhe shkollave të mesme.
Egzistojnë edhe disa pishina të notit dhe terene te vogla sportive për rekreacion.
Në Prizren veprojnë këto sporte: Futbolli, Basketbollit, Hendbolli, Volejbolli, Karateja, Mundja, Xhudoja, Boksi, Atletika, Shenjëtaria, Çiklizmi, Tenisi, Pingpongu, Skitaria, Noti, Aeronautika, Shahu, Bodibildingut, Bjeshkataria dhe Peshkataria.
Për sa i përket infrastructures sportive Prizreni ka mundësi dhe kushte ideale për zhvillimin e Sportit me gërshetim të turizmit në dy aspekte: ate të Sporteve Dimërore të orientuara në Prevallac dhe Sporteve ujore në të orientuara në Liqenin e Vërmicës, me çrast krahas sportit, do të zhvillohej edhe turizmi.
