Ekonomia
Zhvillimi Ekonomik i Prizrenit
Prej vitit 1980 1999 ndërmarrjet shoqërore kanë punësuar 80% të fuqisë punëtore të Prizrenit. Aktualisht, NSH-të janë duke punuar në kushte shumë të vështira. Burimi i vetëm i të hyrave për këto ndërmarrje është dhënja me qera (leasing-u) objekteve të tyre sektorit privat.
Për momentin organet komunale nuk kanë kompetenca që të administrojnë këto ndërmarrje shoqërore. (Prej vitit 2001 të gjitha NSH-të janë nën UNMIK-un, ndërsa prej vitit 2002 nën AKM-në Agjensioni Kosovar I Mirëbesimit).
Profili Ekonomik I Komunës së Prizrenit
Bujqësia
Bujqësia me degët e saj mbetet akoma ndër burimet e rëndësishme të punësimit dhe jetesës, sepse për më shumë se 50 % e popullatës jeton në ambientet rurale. Qysh në kohën e ish-Jugosllavisë Prizreni ka qenë I njohur për pemët, perimet dhe verën e tij. Në Komunën e Prizrenit me përpunimin e qumshtit dhe prodhimin e produkteve prej qumshti merren katër (4) qumshtore me kapacitet të kufizuar të përpunimit prej 500 litra deri 15.000 litra për një ndërrim.
Prodhimet e qumështit, në veçanti djathi I freskët I johur si Djathi I Sharrit, është I njohur në përmasa ndërkombëtare. Prodhimtaria e drithrave të realizuara në Komunën e Prizrenit për vitin 2001 është 12,565 ton grur dhe 15,040 ton misër. Mundësit për grumbullim, vendosje dhe ruajtje të drithrave janë të mira. Aktualisht ujiten 25 % të tokës punuese respektivisht 3,300 ha. Ujitja bëhet përmes tri hidro-sistemeve: Dukagjinit (2,500 Ha), Radoniqit (400 Ha) dhe Sistemit lokal të ujitjes (SLU-400 ha).
Agrobiznesi
Prodhimi i pemëve dhe perimeve është në rritje e sipër dhe ofron një potencial të lartë për themelimin e bizneseve profitabile. Ringjallja e kapaciteteve në fushën e agrobiznesit do të krijojë punësim dhe të hyra në mënyrë rapide.
Abi & Elif 19 është active në industrinë ushqimore. Kjo kompani ka një kontratë lisingu 10-të vjeçare me një investitor privat dhe deri më tani prodhimi dhe shitjet kanë qenë shumë të kënaqëshme.
Prodhimi i Verës
Prizreni ka një traditë të gjatë për prodhimin e verës së shijshme. Kapaciteti përpunues i verës në fabrikën KOSOVAVERA në Krushë të Vogël arrinë 2.240 mijë litra. Kjo kompani është krijuar në vitin 1952.
Para konfliktit të vitit 1999 kjo fabrikë kishte 130 punëtorë prej të cilëve tani kanë mbetur vetëm 75. Sektori shoqëror aktualisht shfrytëzon 1070 ha, gjersa sektori privat posedon rreth 550 ha. Prodhimi actual I verës duke përfshirë edhe sektorin shoqëror edhe atë privat është 2.430 tonelata.
Turizmi
Një numër i madh monumentesh historike e bëjnë Prizrenin lokacion shumë atraktiv si për vizitorët e huaj ashtu edhe ata nga Kosova. Trashëgimia historike e Prizrenit jo vetëm që i tërheq turistët nga mbarë Kosova, por edhe ofron mundësi për zhvillimin e turizmit dhe për ruajtjen shkathtësive tradicionale për artizanate të lashta.
Duke marrë këtë parasysh një numër i madhë iniciativash të donatorëve janë fokusuar në ruajtjen e prodhimit të artizanateve tradicionale siç janë qëndisja,tepihët, stolitë e çmuara etj. duke i ndihmuar vendasit në themelimin e bizneseve private në këtë fushë.
Sektori privat dhe Komuniteti i Biznesit
Sektori privat është duke treguar shenja të rritjes. Sipas zyres për regjistrimin e bizneseve numri i bizneseve të regjistruara deri në Mars të 2003 në sektorin privat është mbi 5000. tabela në vazhdim tregon numrin e bizneseve në bazë të llojit të aktivitetit të tyre. Pjesa dërmuese e tyre janë ndërmarrje eksportuese importuese.
Nga gjithsejt 5.000 bizneset e regjistruara në Prizren ekzistojnë 629 biznese prodhimi dhe zejtari prodhuese, 357 biznese me veprimtari shërbyese dhe shërbime zejtare, 464 biznese me veprimtari hoteliere dhe shërbime hoteliere, 325 biznese me veprimtari transporti dhe 2,254 biznese me veprimtari të tregtisë me shumicë dhe pakicë, etj.
Sektori i NVM-ve ballafaqohet me shumë vështërsi dhe pengesa dhe mungesë të përkrahjes nga qeveria lokale dhe ajo qëndrore. Administreata duhet që përpjeket dhe programet t'i drejtojë në: largimin e pengesave aktuale të zhvillimit të NVM-ve, themelimin e një mjedisi të favorshëm afarist, objekte dhe trajnime. Këto programe duhet të përkrahin dhe të kultivojnë shpirtin e ndërmarrësit në popullatën e Prizrenit, i cili ndër shekuj njihet si regjion me tradita biznesi.
Krijimi i zonave industriale e tregtare ku do të vendosen kapacitetet përpunuese, prodhuese, qendrat tregtare, si dhe organizimi i panaireve do të krijojnë ambient dhe kushte shumë të volitshme jo vetëm për komunitetin lokal të biznesit, por edhe do të tërheqin kapitalin e huaj.
Shoqatat Afarsite
Komuniteti i biznesit në Prizren është mjaft aktiv dhe ka një traditë të gjatë të angazhimit kuptimplotë në çështje lidhur me zhvillimin ekonomik lokal. Organizatat dhe shoqatat në vijim janë aktive në Prizren:
Agjensioni rajonal për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (kjo është një shoqatë nga Eurekna UNMIK program)
ESNAF shoqatë afariste
Shoqatat e zejtarëve
Klubi i Biznesit të Prizrenit themeluar në vitin 1991 (shoqatë afariste)
Oda Ekonomike Rajonale
20 OJQ profesionale, active në fushën e zhvillimit ekonomik local.
