Komiteti për politikë dhe financa
Neni 58 Komiteti për Politikë dhe Financa emërohet nga Kuvendi, anëtarët e tij janë anëtarë të Kuvendit dhe jo-anetarë të Kuvendit, kështu që anetaret e Kuvendit e përbëjnë shumicën e Komitetit.
Në mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa, mund të marrin pjesë edhe udhëheqësit e komiteteve tjera të Kuvendit.
Në pajtim me seksionin 22.2 të Rregullores, Komitetin për Politikë dhe Financa e kryeson Kryetari i Komunës, i cili duhet të vendos edhe për çështjet të cilat, duhet të shqyrtohen në këtë Komitet.
Komiteti ër Politikë dhe Financa ka përgjegjësinë: - për propozimin e projektbuxhetit; - për identifikimin dhe hartimin e programeve zhvillimore dhe strategjike të Komunës; - për përcaktimin e formave dhe mënyrave të organizimit për të hyrat në buxhetin fiscal; si dhe - bën politikën e investimeve dhe harxhimeve nga mjetet buxhetore.
