Raportet e Punës - Obligimet

K O M U N A   E   P R I Z R E N I T

RAPORTI I PUNËS SË KRYETARIT

PËR PERIUDHËN ( 01.01.2008 - 31.06.2008 )


P r i z r e n  -  2008



Gjatë, gjashtë mujorit të parë, të vitit kalendarik 2008, si kryetar i komunës së Prizrenit, kam zhvilluar një serë aktivitetesh të natyrave të ndryshme me interes ku kam përfaqësuar komunën dhe duke vepruar në emër të saj kam mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e qytetarëve të Prizrenit.

Fillimisht, jam angazhuar në reformimin e administratës komunale, ngritjen e përgjegjësisë në punë dhe ngritjen e nivelit të shërbimeve komunale, për qytetarët e komunës së Prizrenit.

Nga analizat dhe hulumtimet, e bëra na rezulton se komuna e Prizrenit është komuna e parë në Kosovë në cilësinë e shërbimeve dhe përkujdesen ndaj qytetarit. Këtë vlerësim e kanë dhënë qytetarët dhe disa komisione të Kuvendit të Kosovës të cilat e monitorojnë punën e komunave të Kosovës.

Modalitetet e qeverisjes sonë, gjatë kësaj kohe janë karakterizuar, me ngritjen e përformancës së resurseve humane në komunë, demokratizimin e shoqërisë dhe ngritjen e nivelit të jetesës për qytetarët tanë.

Politikat publike të komunës dhe harta e investimeve komunale janë treguesit më të mirë se komuna e Prizrenit ka shënuar rritje të besimit politik te qytetarët, te grupet e organizuara me interes, siç janë: biznesi, OJQ-të dhe shoqëria civile në përgjithësi.
Janë rritur parametrat e vlerësimit të punës, është rritur cilësia e punimeve në rrugë, kanalizim, ujësjellës etj..., kjo është bërë me formimin e komisioneve për kontrolle.

Me inicimin e tim si kryetar komune të gjitha drejtoritë kanë formuar komitetet këshillëdhënëse me përbërje: Përfaqësues të komunës, ekspertë nga shoqëria civile dhe qytetarë.

Prioritet në hartimin e politikave publike të komunës për investime ka qenë qytetari i komunës sonë,  jam përpjekur me bashkëpunëtorët e mi dhe deri më tani kemi organizuar dhe mbajtur me dhjetëra debate publike me qytetarë në fshatra dhe lokalitete ku kanë kërkuar vetë qytetarët, aty ku është dashur të investohet. ( më poshtë do ti gjeni datat e mbajtjes së debateve dhe lokalitetet).

Përfaqësimi i politikave publike të komunës sonë është prezantuar edhe jashtë vendit,  ( Republikës së Kosovës), gjatë vizitave qe kam  realizuar në vendet e Ballkanit dhe Evropës.

Në muajin Janar, datë 27. 2008, kam pritur në vizitë zyrtare kryetarin e Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi.

Kryetari Topi, ka shprehur konsideratat më të larta për mikpritjen dhe organizimin e vizitave në monumentet kulturo-historike të qytetit tonë. Pas kthimit në Shqipëri, kryetari Topi, më ka dërguar një letër falënderimi dhe shpreh admirimin e tij për punën që po bëjmë NE, si komunë, si shoqëri dhe si qytet, në përmbushjen e standardëve për jetë më të mirë të qytetarëve në Prizren.

Në vazhdën e takimeve që vlen të theksohet është edhe takimi me ish ambasadorin e OSBE-së z. William Wallker, më të cilin kemi diskutuar, shumë çështje me rendësi për qytetin tonë dhe qytetarët në përgjithësi.

Takimi me ambasadorin Wallker është realizuar në muajin shkurt, datë 06.2008 dhe jemi dakorduar për ndarjen e katër bursave për studentet nga Prizreni që studiojnë në Universitetin Amerikan në Prishtinë. Ambasadori Wallker është interesuar edhe për Hidrocentralin e Zhurit dhe agjendën e ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, që pritej të ndodhte me 17. shkurt 2008.


Jam i nderuar që në cilësinë e kryetarit të Komunës në Prizren me 17.02.2008, kam organizuar manifestimin e ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Këtë ditë, qyteti ynë ka përjetuar ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tij, Pavarësinë e Republikës së Kosovës të shpallur nga Kuvendi i Kosovës dhe lexuar deklaratën e Pavarësisë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Për të qenë në lartësinë e përgjegjësisë si komunë në këtë manifestim, kemi inkorporuar, të gjitha institucionet që veprojnë në komunë dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, si Partitë politike, Policia, TMK-ja, Organizatat ndërkombëtare, KFOR-i, UNMIK-u, OSBE-ja, OJQ-të vendore, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe terë shoqëria civile. Vlen, të theksohet në këtë raport, se kjo ditë është shënuar pa asnjë incident dhe ka kaluar në festë madhështore për të gjithë ne.

Këtë ditë kanë kontribuar edhe minoritetet qe jetojnë në komunën tonë duke festuar bashkë me ne dhe duke marrë pjesë aktive, në protokollin festiv të komunës.

Me 17.02.2008, kemi mbajtur një Akademi solemne dhe manifestime tjera kulturo-artistike deri pas mesnatës. Vlen të theksohet edhe shpalosja e Flamurit Kombëtar, nga varrezat e dëshmorëve në Landovicë deri të Lidhja Shqiptare e Prizrenit nga ana e qytetarëve të komunës sonë, të prirë Shoqata e Veteranët të luftës së UÇK-së, dega në Prizren.

Në mjediset e kabinetit tim, kam pritur Kryetarin e Republikës së Kosovës z. Fatmi Sejdiu, me të cilin kemi biseduar rreth përgatitjeve për shënimin e vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ditët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë kaluar në festë mbarëkombëtare, me sesione shkencore, akademi solemne dhe një serë aktivitetesh kulturore dhe artistike.

Komuna e Prizrenit dhe unë personalisht kam pritur edhe Kryeministrin e Kosovës z. Hashim Thaçi, me të cilin kemi diskutuar rreth qeverisjes lokale, nevojave dhe objektivave qe ka komuna e Prizrenit, në krijimin e bazës për zhvillim ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga Kryeministri Thaçi kemi kërkuar që të mbështesë projektet kapitale të investimeve në komunën tonë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi, premtoi mbështetje të plotë në të gjitha sferat e zhvillimit të komunës sonë.
Kam kënaqësinë të konfirmoj në këtë raport se premtimi i kryeministrit Thaçi, është realizuar në të gjitha kërkesat që kemi adresuar në Qeveri për mbështetje të projekteve tona me interes për qytetarët.

Si kryetar i komunës, kam pritur në vizita zyrtare të gjithë ministrat e qeverisë së republikës sonë dhe kemi koordinuar veprimet e përbashkëta në zhvillimin e dikastereve të ndryshëm në komunë.

Nga ministria e Arsimit kemi përfituar ndihmë në investime kapitale    ( objekte shkollore), në lartësi mbi  2.000.000 euro (dy milion euro ).

Nga ministria e Transportit dhe telekomunikacionit kemi përfituar investime në realizimin e shumë projekteve rrugore në komunë, sidomos në rrugët që lidhin fshatin me qytetin e Prizrenit.

Gjatë kësaj kohe jam takuar edhe me subjekte ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe komunën tonë.

Me 15 Prill 2008, pas kërkesës së lobit Shqiptaro Amerikan, bërë Qeverisë së Kosovës dhe pas konsultimeve me kabinetin  e kryeministrit Thaçi, në bashkëpunim edhe me grupet e këshilltarëve të asamblesë komunale kemi marrë vendimin për shpalljen e z.Stan Draghoti, regjisor, me famë botërore,“ Qytetar Nderi i Qytetit të Prizrenit”.

Kam takuar zyrtarisht shefat e zyrave diplomatike të akredituar në Kosovë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të. Temë e bisedimeve kryesisht kanë qenë pozita e minoriteteve qe jetojnë në komunën e Prizrenit dhe përmbushja e standardëve për Integrime në Evropë.

Se bashku kemi vlerësuar se komuna me sukses dhe efikasitet të plotë ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj minoriteteve, duke u ofruar shërbime dhe investime kapitale në lokalitete ku ata jetojnë.

Komunën tonë e ka vizituar, kryetari i Ankarasë Melih Gulqek, i cili ka kërkuar nga ne që të realizojë një projekt në parkun e qytetit në shenjë mirënjohje për qytetarët e Prizrenit, pasi që edhe vetë kishte prejardhjen nga Prizreni.

Ky investim ka kontribuar që në hapësirat e parkut të qytetit të zhvillohen edhe aktivitete sportive dhe rekreative për të gjitha moshat e qytetarëve tanë. Janë ndërtuar fusha për sport, staza për vrapim, hapësira për pushim-relaksim etj...

Po ashtu në vizitë zyrtare kam pritur edhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, më të cilin kemi biseduar për sferat e mundshme të bashkëpunimit pasi që jemi komuna fqinjë ndërkufitare.

Nga udhëtimet jashtë Kosovës veçoj : Tryezën e rrumbullakët ku për temë diskutimi ishte decentralizimi i pushtetit lokal qe u organizua në shtetin fqinjë të Maqedonisë, gjegjësisht në qytetin e Ohrit.

Vizitë tjetër jashtë vendit kam realizuar në Turqi, me ftesë të bashk- atdhetarëve tanë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vizita është realizuar në qytetin e Stambollit, ku lobi Shqiptar në këtë qytet është mjaft aktiv edhe në vendim marrje politike të Turqisë, gjë që rezultoi edhe me njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës nga ana e Turqisë.

Me ftesë të Bankës Botërore, kam vizituar edhe Selanikun me rastin e organizimit të tryezës së rrumbullakët me temë: “Rritja e kapaciteteve në administratën komunale”.

Kam qenë në vizitë me delegacion nga Kuvendi i Komunës në Ankara në Komunën e Sinxhanit. Në këtë vizitë jemi pritur nga z. Hasan Alltën kryetar i komunës së Sinxhanit dhe nga kryetari i Ankarasë Melih Gulqek nga kjo vizitë vlen të veçohet mbështetja e drejtuesve të qytetit të Ankarasë për mbështetje të mëtutjeshme dhe interesimi i Odës Industriale të Ankarasë për projekte investuese në qytetin tonë.

  • Tani në mënyrë telegrafike po raportoj për takimet, debatet dhe aktivitetet tjera gjatë periudhës gjashtë mujorë janar - qershor 2008.



Takime Zyrtare...............................................................  370
Debate Publike...............................................................      5
Seanca të Asamblesë......................................................      7
Mbledhje të kom. Politikë dhe Financa..........................      7
Mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe para bordit...........    30
Mbledhje e Komitetit për Ndërmjetësim.........................      1
Mbledhje e Komitetit për Komunitete.............................      4
Komisioni për Hartimin e Statutit....................................     18
Komiteti për Siguri..... .....................................................       2


                                                 
1.Debat Publik në Sallë të Asamblesë Komunale
2.Debat Publik me qytetarë të lagjes “Dardania” Prizren
3.Debat Publik me qytetarë në fshatin Zhur
4.Debat Publik me qytetarë në fshatin Gjonaj
5.Debat Publik me Bashkatdhetarë, në sallën e Kuvendit Komunal

  • të propozoj buxhetin dhe raportin vjetor buxhetor, programet   zhvillimore, planet urbanistike, planet dhe programet e tjera;
  • të propozoj vendimet, dispozitat e tjera dhe aktet e përgjithshme, të cilat i miraton Kuvendi,
  • të kujdeset për zbatimin e dispozitave të Rregullores për vetëqeverisje komunale dhe dispozitave të tjera ligjore me karakter të Pushtetit Qendror,
  • të propozojë Kryeshefin Ekzekutiv dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve,
  • të mbikëqyrë administrimin e përgjithshëm financiar të Komunës dhe zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi i Komunës,
  • të përcaktojë organizimin dhe mënyrën e punës së administratës vendore,
  • të jap pëlqimin në aktet mbi organizimin e brendshëm të Komunës,
  • të kujdeset për realizimin e publicitetit të punës së Kuvendit me anëtarët e Pushtetit Qendror dhe komunat e tjera,
  • * të kujdeset për zbatimin e Rregullave të procedurave dhe të Statutit.


Prizren  me                                       Kryetari i Komunës                                      
05.09.2008                                    Prof. Dr. Sc. Ramadan Muja

Lajmet e fundit

URIME FITËR BAJRAMI

Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Prof.dr.Ramadan Muja.

Ministri Punës dhe Mirëqenies Socilae z. Nenad Rashiq dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksuan se më projekte të përbashkëta do të angazhohen në zbutjen e papunësisë.

Fasadimi i objekteve me banim kolektiv është projekti qe po realizohet në qytetin e Prizrenit, nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi, ministri i Arsimit z. Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, përuruan dy objekte të reja shkollore, një në Prizren dhe tjetrën në fshatin Nebrogoshte.

Politikat arsimore dhe zhvillimi i tyre, janë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe komunën e Prizrenit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja, u mbajt një program kulturo-artistik në fshatin Jeshkovë, me rastin e 12 vjetorit të betejës së Vrrinit dhe u vu gurthemeli i varrezave të dëshmorëve të këtij fshati.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Kryetari i komunës prof dr Ramadan Muja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010/11, uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në arsimin e komunës sonë.

z. Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit theksoi se në komunën tonë të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me një shtator.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe stafi tij, sot bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve dhe vendosen lule para shtatorëve të dëshmorëve në qytetin e Prizrenit, për nderë të 12 vjetorit të betejave UÇK-së, në rajonin e Prizrenit.

Me pietet të lartë nderojmë dhe respektojmë luftën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona për lirin e Kosovës.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, do të subvencionojë sektorin e bujqësisë me farë gruri

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit R

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, përkujtohet 12 vjetori i betejës së madhe të 1,2,3,4 dhe 5 shtatorit të vitit 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet nderi më i lartë i kombit tonë, komuna jonë do të jetë përherë të gatshme qe të respektoj&eu

Kryetari i komunës prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit e maturës shtetërore, në komunën tonë.

Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryesuesi i kuvendit të komunës z. Njazi Kryeziu, mbajti një konferencë për shtyp dhe theksoi se rekomandimet e MAPL-së do të rishqyrtohen në seancën e radhës qe pritet të mbahet javën e ardhme.

Në konferencë me gazetar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Prizren, znj. Emilie Rexhepi, z. Orhan Lopar, z. Munir

Foto e Ditës

Abonohuni për info

Ballina > Kryetari i komunës > Raportet e Punës -...