Ofiçaria
Drejtoria e Administratës
Shërbimet që kryhen në zyrat e Gjendjes Civile në komunën e Prizrenit
Procedurat e kryerjes së shërbimeve në zyrat e Gjendjes Civile
Certifikatat e lindjes
- Kërkesa
- Lëshimi i certifikatës nga Regjistri i Lindjes
Vërejtje: Do të mundohemi dhe u bëjmë apel qytetarëve që të bëjnë paraqitjet e të paregjistruarve, dhe do të mundohemi ti lehtësojmë procedurat e regjistrimit në regjistrat Amë.
Certifikatat e aktit të martesës
- Kërkesa
- Lëshimi i certifikatës nga Regjistri i Martesës
Certifikatat e vdekjes
- Kërkesa
- Lëshimi i certifikatës nga Regjistri i Vdekjeve
Regjistrimet në regjistra Amë
Lindjet
- Kërkesa për regjistrim
- Fletëparaqitja e maternitetit ose institucionit shëndetësor
- Certifikata e martesës - prindërit e kurorëzuar, certifikatat e lindjes - të pakurorëzuarit
- Fotokopjet e dokumentit për të dy prindërit
- Deklarata për pranimin e atësisë (procesverbali), nëse prindërit nuk kanë kurorëzim
- Nëse fëmija ka lindur jashtë maternitetit (në shtëpi), prindërit duhet të sjellin edhe
kartonin e vaksinimit të fëmijës nga institucioni përkatës
- Deklarata e dy dëshmitarëve, të cilët njohin rrethanat e të porsalindurit
Vdekjet
- Kërkesa për regjistrim
- Fletëlëshimi i entit të caktuar spitalor rreth arsyeve të vdekjes
- Certifikata e lindjes dhe e kurorës për të vdekurin
- Fotokopja e një dokumenti
- Nëse vdekja ka ndodhur në shtëpi, atëherë kërkohet edhe raporti i mjekut të autorizuar për arsyet e vdekjes
- Deklarata me shkrim e dy dëshmitarëve e nënshkruar, që janë ne dijeni për arsyet e vdekjes si dhe kopjet e dokumentacionit
- Kopja e një dokumenti të paraqitësit të vdekjes, i cili duhet të jete i afërm i tij.
Akti i martesës kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj
1.
- Certifikata e lindjes
- Certifikata e gjendjes martesore
- Dokumentacion identifikimi (kopje)
- Nëse është shkurorëzuar - Aktgjykimin e gjykatës kompetente, Aktvendimin e ndarjes
së martesës në botën e jashtme nga gjykatat vendore
- Nëse nuk ka moshë madhore - Aktvendimin e gjykatës kompetente
(Për shtetas të Republikës së Kosovës)
2
- Certifikata e lindjes (internacional)
- Certifikata e vendbanimit (e përkthyer)
- Certifikata rreth aftësisë për martesë ( kapaciteti martesor) - internacional
- Dokumentacion identifikimi (kopje)
- Nëse është i, e shkurorëzuar, Aktgjykimin e ndarjes; - certifikata e vdekjes
3. Kërkesa për lidhjen e martesës
4. Caktimi i ditës për kurorëzim (nga zyrtari për kurorëzime)
5. Kurorëzimi duhet të jetë solemn, në prani të dy dëshmitarëve
dhe përkthyesit të autorizuar nga gjykata kompetente
6. Përpilimi i procesverbalit
7. Shfletimi i Ligjit për Martesën, të drejtat dhe detyrimet
8. Nënshkrimi i të martuarve dhe dëshmitarëve
9. Përgëzimet
10. Lëshimi i certifikatës së martesës nga zyrtari kompetent
Lindjet, martesat dhe vdekjet që ndodhin në botën e jashtme-procedurat...
Regjistrimi i lindjeve
- Certifikata e lindjes - origjinale ose e përkthyer në gjuhët zyrtare
- Certifikatat e lindjes ose të martesës për prindërit e fëmijës
- Fotokopja e dokumentacionit të prindërve
- Kërkesa para organit të caktuar...
Regjistrimi i vdekjeve
- Certifikata e vdekjes - origjinale ose e përkthyer
- Certifikata e lindjes ose e martesës
- Kopja e një dokumenti
- Kërkesa para organit të caktuar
Regjistrimi i martesave
- Certifikata e martesës internacionale ose e përkthyer
- Kopja e dokumenteve të të martuarve
- Kërkesa me shkrim
Vërejtje: Riregjistrimi në regjistrat e cekur bëhet ashtu siç është në origjinal, pa kurrfarë ndryshimesh a plotësimesh
Regjistrimet e mëvonshme në regjistrat amzë të të lindurve
- Kërkesa e bërë nga personi i afërm ose prindërit me kopje te dokumentit (e vërtetuar)
- Certifikatat e lindjes nëse prindërit nuk kanë kurorë ose martesë
- Kartoni i vaksinimit për pranim-marrjen e vaksinave nga organi i QMF-së
- Deklarata e dy dëshmitarëve me nënshkrimin e vet
- Kopja e letërnjoftimit të të dy dëshmitarëve e vërtetuar nga organi komunal
- Kopja e letërnjoftimit të prindërve e vërtetuar nga organi komunal
- Nëse fëmija është me i madh se 16 vjeç-deklarata me shkrim
- Në raste të veçanta mund të kërkohet edhe dokumenti shkollor
Regjistrimet e mëvonshme në regjistrat amzë të të vdekurve
- Kërkesa e bërë nga i afërmi i të vdekurit me kopje te letërnjoftimit të vërtetuar
- Certifikata e lindjes dhe e kurorëzimit
- Kopja e letërnjoftimit e vërtetuar nga organi komunal
- Raporti i mjekut të autorizuar
- Deklarata e dy dëshmitarëve me nënshkrime të vërtetuara nga organi i caktuar
- Nëse vdekja ka ndodhur para shumë vitesh, kërkohet edhe deklaratë me shkrim nga një anëtar i familjes për vdekjen e personit në fjalë
Korrigjimi i emrit, mbiemrit...
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes, e kurorëzimit, e lindjes së bashkëshortes
- Letërnjoftimi ose pasaporta e vërtetuar nga organi kompetent
- Dëftesa, diploma e shkollës
- Certifikate e gjykatës kompetente rreth aktivitetit pranë kësaj gjykate
- Kërkesa duhet të bëhet nga vetë personi ose me autorizim
Vërejtje: Kërkesa vjen edhe për të gjitha korrigjimet në germëzime, vendbanime, rubrikën e prindërve, klauzolat e bashkëshortëve...
Ndërrimi i emrit personal (emri dhe mbiemri)
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes, e kurorës dhe e lindjes së bashkëshortes nëse janë të martuar
- Letërnjoftimi ose pasaporta e vërtetuar nga organi i Komunës
- Vërtetimi nga gjykata kompetente aty ku zhvillohet procedura
- Deklarata e vetë personit lidhur me arsyet e ndërrimit, për të mitur-deklarata e prindërve e nënshkruar nga dora vetë...
- Dëftesa, diploma e shkollës ose dokument tjetër e paraparë me procedurë të veçantë
Vërejtje: Nuk lejohet zhvillimi i procedurës për ndërrim me autorizim
Rikthimi i mbiemrit të mëparshëm i vajzërisë, pas zgjidhjes së martesës
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes dhe e martesës - origjinal
- Aktgjykimi i gjykatës kompetente, e vërtetuar nga organi i Komunës
- Deklarata personale e nënshkruar nga dora vetë, për rikthim të mbiemrit, e vërtetuar
- Letërnjoftimi ose pasaporta e vërtetuar nga organi i Komunës
- Certifikata e gjykata kompetente aty ku zhvillohet procedura për rikthim
Certifikate e gjendjes martesore (beqare, i ndarë, i,e ve)
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes (kopje)
- Dokument identifikimi (kopje)
- Nëse pala është shkurorëzuar - Aktgjykimi i gjykatës kompetente
- Nëse zgjidhja e martesës është bërë në botën e jashtme - Aktvendimin e gjykatës vendore - pranimin
- Nëse njëri prej palëve është i vdekur, certifikatën e vdekjes (kopje)
- Nëse pala nuk ka dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe jeton e punon në botën e jashtme dhe nuk ka shtetësi - deklarata me dy dëshmitarë e vërtetuar te notari
- Nëse nuk e kanë moshën madhore -18 vjet, aktvendimi i gjykatës kompetente për aftësinë martesore të tij / të saj.
Certifikate e Bashkësisë Familjare
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje - për atë që kërkon certifikatën).
- Certifikatat e lindjes të anëtarëve tjerë të familjes (kopje)
- Pasaporta (kopje)
- Nëse janë shkollare, studentë - vërtetimi i tyre (kopje)
- Pala duhet të jetë vetë prezent, me nënshkrimin e vet
Certifikata e gjendjes familjare / shtesa në boten e jashtme/
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje)
- Certifikatat e fëmijëve të cilët janë të siguruar në botën e jashtme
- Kopja e një dokumenti
Certifikata e vendbanimit
- Kërkesa e nënshkruar prej kërkuesit
- Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje)
- Dokument identifikimi (pasaportë ose letërnjoftim kopje)
- Dokument për posedim pronësie personale, kontratë rreth qirasë e vërtetuar nga gjykata kompetente
- Faturë e rrymës, ujit, telefonit etj. (kopje)
- Dëshmi lidhur me afërsinë familjare me pronarin se ku banon (kopje)
Vërtetim vendqëndrimi
- Kërkesa
- Pasaporta valide e vërtetuar
- Letërnjoftimi, pasaporta e nikoqirit për pronësinë ose shfrytëzuesin e shtëpisë (kopje)
- Dëshmia e nikoqirit me shkrim para organit kompetent
- Dokumente tjera të parapara me ligj.
Certifikate e jetës - Personi në jetë
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes ose e martesës nëse pala është i,e martuar (kopje)
- Vendimi i pensionit - shfrytëzuesit e pensionit (vendor apo të huaj kopje)
- Fotokopja e një dokumenti - pasaportë ose letërnjoftim
- Pala duhet të jetë prezentë para zyrtarit kompetent
Vërejtje: Kjo vlen vetëm për shfrytëzuesin e pensionit të vetëm
Certifikate e jetës në bashkësi familjare
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit për shfrytëzuesin e pensionit
- Certifikata e lindjes së fëmijëve (fotokopje)
- Certifikata e kurorëzimit të bashkëshortëve (fotokopje)
- Pasaportë ose letërnjoftim (kopje)
- Pala duhet të jetë prezentë me nënshkrimin e vet para zyrtarit kompetent
Lëshimi i aktit të vdekjes
- Kërkesa
- Certifikata e vdekjes - origjinali ose kopja e vërtetuar
- Certifikata e lindjes, letërnjoftimi ose pasaporta e personit të ngushtë të familjes (të të autorizuarit që kërkon aktvdekjen)
- Deklaratë e palës, kërkuesit të aktit të vdekjes, për atësinë, numrin dhe rendin e trashëgimtarëve
- Lista poseduese origjinale ose e vërtetuar nga organi i Komunës
- Certifikatat e trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë
- Certifikata e kurorëzimit për të vdekurin
Vërtetimi i origjinalitetit
- Kërkesa
- Dy kopje te dokumentit që kërkohen për vërtetim nga organi komunal
- Pala duhet ta ketë edhe origjinalin
Vërejtje: Nuk vërtetohet origjinaliteti i dokumentit të lëshuar nga organet paralele dhe dokumenti i cili është lëshuar jashtë procedurave të rregullta administrative
Vërtetimi i identitetit
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit (kopje)
- Dokumenti i cili është kontestues me identitetin e palës - kopje e vërtetuar nga organi i Komunës
- Deklaratë me dy dëshmitarë (me kopjet e letërnjoftimeve, të moshës së tij/saj që e njohin palën, dhe rrethanat për rastin konkret
- Pala duhet të jetë i,e pranishëm gjatë kërkesës ose me autorizim
Deklaratë për pranimin e të mirave materiale
- Kërkesa
- Raporti familjar me atë që pranon të mira materiale (certifikata e lindjes, e martesës kopje)
- Dokumentacion identifikimi (kopje)
- Adresa e saktë e personit që i sjellë të mirat materiale (botën e jashtme)
- Dokumentacion banke apo agjencie për dërgimin e këtyre mjeteve
- Pala që i pranon të mirat materiale duhet të jetë prezentë për të nënshkruar.
Certifikate e varshmërisë materiale
- Kërkesa
- Certifikata e lindjes së personit, i varur materialisht (kopje)
- Certifikata e lindjes ose e kurorëzimit të personit që kujdeset
- Dokument identifikimi i tij (kopje)
- Dokument identifikimi për personin e varur materialisht (kopje)
- Adresën e saktë në botën e jashtme (Pass ose Ausweeis)
- Pala e varur duhet të ketë vërtetimin e entit për punësim, vërtetim finance
për të ardhurat; nëse është student - vërtetim universiteti - vërtetim shkolle; nëse është i pensionuar - vendimin e pensionit
-
Drejtoria e Administratës
Shërbimet që kryhen në zyrat e Gjendjes Civile në komunën e Prizrenit Procedurat e kryerjes së shërbimeve në zyrat e Gjendjes CivileData 24.03.2009
-
Pasqyra tabelare statistikore mbi levizjen e lëndëve për periudhen njivjeqare për z.v./2008
Data 30.01.2009
-
Pasqyra tabelare statistikore mbi levizjen e lëndëve për periudhen 2008-qender
Data 30.01.2009
-
Raporti njëvjeçar i punës i sektorit të Ofiqarisë dhe Zyreve të Vendit
Data 30.01.2009
